Lajme

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 16 April 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 12 mijë e 760.  Sipas këtij instituti, deri më tani si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 2 mijë e 53 qytetarë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas IKSHPK’së “numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2”.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera