Mbi 1000 padi janë dorëzuar në gjykata për dëme të luftës
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 19 August 2018
Organizata “Ngritja e Zërit” ka hartuar deri më tani 1 mijë e 20 padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër.
Kryetari i kësaj organizate joqeveritare që merret me dëmet e luftës, Jahir Bejta, thotë në një prononcim për Ekonomia Online se Ligji mbi Procedurën Kontestimore u jep të drejtë gjykatave që t’i trajtojnë këto lëndë, derisa vlerëson se në këtë drejtim është dashur të veprojë ministria e Drejtësisë.
“…mirëpo prapë, sipas dispozitave tjera të po të njëjtit Ligj mbi Procedurën Kontestimore, jepet arsyeja, e drejta që të vendosin gjykatat vendore, pasi që krimi ka ndodhur këtu, provat janë këtu. Gjykatat kanë mundësi t’i trajtojnë, megjithëse këtu është dashur të ndërhyjnë dhe të punojnë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucione tjera dhe të krijojnë kushte”, ka thënë Bejta.
Sipas Bejtës, 850 padi janë dorëzuar në Gjykatat Themelore nëpër komuna, kurse 450 ankesa janë refuzuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke i vlerësuar aktvendimet refuzuese të Gjykatave Themelore si të drejta.
Ai thotë se 60 kërkesa për revizion janë refuzuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, ndërsa 32 kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimeve të nxjerra nga ana e Gjykates Supreme janë hedhur poshtë, po ashtu duke u vlerësuar si të papranueshme.
“Këto lëndë procesohen, pas Gjykatave Themelore ne i hartojmë ankesat drejtuar shkallës së dytë, Gjykatës së Apelit. Ajo prapë apriori i hedh poshtë ankesat dhe i mbështet aktvendimet e Gjykatës së Parë, pastaj me lëndët që vijnë nga palët i drejtohemi Gjykatës Supreme me kërkesë për procedurë të revizionit, me qëllim të konstatimit të shkeljeve të dy gjykatave, por edhe ajo e hedh procedurën e revizionit”.
“Pas kësaj procedure, vjen radha e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktit të gjykatës më të lartë, respektivisht Gjykatës Supreme.
Ajo, po ashtu i refuzon, sikurse pajtohet me vendimet e gjykatave”, ka deklaruar Bejta.
Kjo organizatë në fund të korrikut ka dorëzuar për herë tretë në Gjykatën Kushtetuese dosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Gjykatës Supreme, për refuzimin e padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Sipas “Ngritjes së Zërit”, kjo gjykatë po e shkel Kushtetutën e vendit, pasi herave të kaluara nuk ka marrë për bazë kërkesat e tyre.
Por, kësaj radhe Bejta thotë se në dosje kanë përfshirë principe ndërkombëtare dhe Ligjin Humanitar për Kosovën, si argumente shtesë. Andaj, ai shpreson që Gjykata Kushtetuese të kthjellohet dhe të ua njohë të drejtën e tyre.
“Ne kemi prezantuar principin ‘Perloki’, princip ndërkombëtar që me automatizëm palët paditëse kanë të drejtë t’u drejtohen gjykatave vendore”.
“Së fundmi, si provë tjetër, argument shtesë irrelevant e kemi shtuar mbështetjen në Ligjin Humanitar për Kosovën, për shkak se, sipas atij ligji, për shkak të përmasave të konfliktit në dëmtimin e popullatës civile dhe pronës, konflikti ka marrë përmasa të luftës. Andaj, institucionet tona janë të obliguara të implementojnë Konventat e Gjenevës” ka theksuar Bejta.
Bejta thotë se pas vendimeve refuzuese të gjykatave karshi këtyre padive qëndron politika, e cila sipas tij ka vendosur në krye të institucioneve të drejtësisë njerëz pa kredibilitet.
“Por mund të ceki që akteve u vjen erë politike, për arsye se politika jonë i ka vendosur në krye të institucioneve njerëz pa kredibilitet moral, të cilët kanë punuar si ekspertë në vitin 1992, me vetëdëshirë kanë pranuar që të mbrohen nga Republika e Serbisë dhe të punojnë sipas diktatit serb. Tash politika jonë i ka vendosur në majat e drejtësisë, i kemi pasur dhe i kemi në maja të drejtësisë, mos t’i them emrat, por është e vërtetë”, ka thënë Bejta.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...