Mbi 100 të arrestuar në Kukës
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 01 April 2018
“Mbi 100 persona janë arrestuar gjatë natës në Kukës”
Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duke publikuar disa mesazhe të dërguar nga qytetarët e Kukësit, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë menjëherë të arrestuarit përndryshe do të përballet me revoltë popullore.
Siç i shkruajnë banorët Berishës, policia ka zhvilluar disa operacione në orët e vona të mbrëmjes duke arrestuar mbi 100 persona.
Reagimi Berishës:
Terror i eger banditesk nga Rama-Xhafa ne Kukes!
Ne dhunim flagrant te Kushtetutes, Rama-Xhafa, ne praktiken e eterve te tyre mizore urdherojne kriminelet me uniforme per arrestimin ne oren 3-4 te mengjesit te mbi 100 qytetareve. Kapuçonet e zi bastisin qindra familje ne qytet!
Duke denuar me ashpersine me te madhe terrorin e klikes se narkoshtetit, kerkoj lirimin e menjehershem te qytetareve te arrestuar dhe vendosjen para pergjegjesise te atyre qe dhane urdher dhe zbatuan aktet antikushtetuese te terrorit te eger policesk.
Shqiperia po zien nga revolta mbare popullore!
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital. sb
“zoti sali berisha jam nga kuksi ju lutem reagoni me sa keni mundesi se me kan arrestuar vellain tim ardit alidini ne oren 4e 10 te mengjesit sepse ka protestuar si gjith te tjeret dhe nuk ka gjujt as me gure dhe asgje tjeter na e kan heq ndihmen ekonomike dhe pensionin familiar a kemi arsye qe te protestojme kur na heqin buken e gojes dhe na skllaverojne kan arrestuar afersisht 40 persona me te degjuara deri tani ju lutem beni dicka per ne se nuk dime cfare te bejme dhe nuk na perfill kush.”
“Mirmengjes zoti Berisha ! Gjat nates se sotme jan arrestuar me 100 persona ne kukes has dhe jan nis direkt per tiran te lutem Bej dicka nuk dilet ne qytet na tmerrun me 10 tra furgona policie qe hecin neper qytet te lutem Bej dicka .!”
“Mirmengjes doktor ! Gjate gjith nates se mbremshme deri oren 4 te mengjesit jane arrestuar shume persona ne Kukes qe ishin pjese e protestes kunder takses, 2 prej te arrestuarve ishin babai dhe vellain im. Vellai i arrestuar kot vetem per te bere terror neper familjet kuksiane sepse ai nuk mori pjese ne proteste. Po ju shkruaj ju sepse sdime se kujt ti drejtohemi. Te falenderojme shume per mbeshtetjen qe na kenj dhene gjithmone. Uroj te jeni mire. Me respekt”
“Pershendetje zoti sali berisha jemi banore te kukesit tani sapo jemi terrorizuar nga forcat policore me kapuc neper familje duke ber arrestime ju lutem kerkojm ndihem per arrestimet e familjareve presim pergjigje”
“Mirmengjesi doktorr uroj te jesh mire, te shkruaj nga kukesi, te lutem ngreje pak zerin se mbrem policia kane bere terrorr ne kukes” ne oren 3 te nates kan vajtur neper shtepi duke frikesuar dhe femijet e vegjel me kapuc ne koke” me kan arrestuar dhendrrin dhe kush e di sa arrestime tjera jan bere!”
Arrestimi i tyre është bërë pas protestës së ditës së djeshme në rrugën e Kombit, ku me qindra qytetarë protestuan kundër taksës për rrugën e Kombin.
Gjatë protestës ka pasur përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të cilët kanë djegur kabinën ku kanë qenë të vendosur makineritë për bërjen e pagesës.
Qeveria ka vendosur që çdokush që kalon në këtë rrugë duhet të paguajnë një taksë që varion nga 5 euro deri në 44 euro.
Kundër kësaj takse janë shprehur shumë banorë të Kukësit dhe jo vetëm, pasi sipas tyre, tarifa është shumë e lartë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...