Mbi 100 mijë kosovarë punojnë pa kontrata, këto janë vendet e punës që “u shuan” në pandemi
Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 04 May 2021
Lumja, 25 vjeçe, që pesë muaj kërkon punë si kujdestare e fëmijëve. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Edukimit, por mundësitë për punësim janë të vogla.
Ndihmëse për punët e shtëpisë si dhe kujdestare për fëmijë, janë dy profesione që gjatë kohës së pandemisë, me shumë vështirësi, punëkërkueset kanë mundur të gjejnë punë.
“Po frikësohen se mos kemi kontakt me dikë që ka qenë i infektuar me koronavirus, për atë nuk po na punësojnë. Kam shumë shoqe që kanë kërkuar punë në këtë mënyrë (përmes shpalljeve) në të kaluarën dhe kanë gjetur punë, por tash edhe ato thonë se e kanë të vështirë për shkak të pandemisë”, thotë Lumja, e cila kërkesën për punë e ka publikuar në një ueb-faqe.
Pavarësisht kujdesit të shtuar, kontakti i afërt me fëmijët i frikëson prindërit, thotë Lumja.
Po ashtu, ajo thotë se prindërit filluan të kujdesen vet për fëmijët, pasi që disa prej tyre kishin humbur punën e disa punonin nga shtëpia.
Pas shumë përpjekjeve, Erizona Haziraj ka arritur të punësohet si ndihmëse në punët e shtëpisë në një familje.
Ajo thotë se gjatë pandemisë ka qenë i vështirë punësimi si ndihmëse shtëpiake, pasi sipas saj, të gjithë frikësoheshin nga virusi.
“Në fillim nuk pranonin të më punësonin për shkak të pandemisë. Por, tani është më lehtë, kam gjetur punë”, thotë Erizona për Radion Evropa e Lirë.
Frika e infektimit me COVID-19, ka prekur secilin qytetar. Për të shmangur sa më shumë infektimin, familjet të cilat çdo herë kanë pasur të angazhuar ndihmëse në shtëpi, janë kujdesur vetë për mirëmbajtjen e shtëpisë apo edhe kujdesin për fëmijët.
Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar të papunët përmes pakos emergjente në muajin mars të vitit 2020, duke iu ndarë atyre nga 130 euro për tre muaj.
Të punësuar pa kontrata pune
Në Kosovë, këto dy profesione kryesisht kryhen nga gratë, të cilat edhe kur të punësohen në shumicën e rasteve nuk kanë kontratë pune dhe hyjnë në kategorinë e të punësuarve joformalë.
Kontrata nënkupton që punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.
Numri i saktë i këtyre punëtorëve nuk dihet, pasi që rastet e tilla punëtorët nuk i raportojnë tek autoritetet kompetente.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, tha se sipas të dhënave të tyre në tregun e punës, pa kontrata llogaritet të jenë mbi 100 mijë punëtorë.
Ai thotë se ky numër ka qenë më i lartë para pandemisë, por disa tanimë kanë humbur vendin e punës.
“Aq sa kemi punëtorë më kontrata pune aq kemi pa kontrata. Për këtë fajtor është Inspektorati i Punës, i cili, fatkeqësisht, punëtorët e sektorit privat nuk i mbrojnë si duhet. Ata (punëtorët) kur vijnë dhe ankohen te ne, thonë që të mos t’i dërgojnë në Inspektorat, pasi që ata nuk i ndihmojnë asgjë, vetëm se mund të mbesin edhe pa punë”, thotë Azemi.
Punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale dhe në këtë mënyrë nuk kanë arritur të përfitojnë nga pakot emergjente të Qeverisë së Kosovës, që kanë pasur për qëllim zbutjen e pasojave që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh në të cilin vlerësohet se punojnë mbi 220 mijë punëtorë.
Papunësia në Kosovë vazhdon të ketë nivel të lartë dhe atë deri në 30 për qind sipas të dhënave zyrtare.
Të tjera
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...