Mbi 10 % e buxhetit 2018 shpenzohet në asfalt e ura
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 29 November 2017
Qeveria e Kosovës e ka buxhetuar rehabilitimin e Magjistrales M9, Prishtinë – Pejë. Për këtë rrugë, në projektbuxhetin e vitit 2018 janë planifikuar 37 milionë euro të cilat janë planifikuar të merren kredi bazuar në klauzolën e investimeve. I njëjti kishte qenë edhe pjesë e buxhetit të vitit 2017.
Zgjerimi i kësaj magjistrale ka nisur në mandatin e parë të Hashim Thaçit si kryeministër. Rruga për Pejë dhe ajo për Mitrovicë janë zvarritur për një kohë të gjatë dhe shpesh kanë qenë objekt i debatit politik. Kryesisht akuzat për zvarritje të qëllimshme kanë ardhur nga AAK-ja, e cila identifikohet me rajonin e Dukagjinit.
Duke i përfshirë 37 milionë eurove për rrugën për Pejës, në total janë 298 milionë euro për investime në infrastrukturë.
Në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 planifikohet një rritje prej 24%. Nga 226 milionë euro sa do të shpenzohen në vitin 2017 tani në vitin 2018 planifikohen të shpenzohen 298 milionë euro.
Vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve planifikohen të shpenzohen 5.5 milionë euro, prej tyre 1 milion për autostradën Merdare-Morinë, 500 mijë euro për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, dhe 4 milionë euro tjera për mirëmbajtjen e rrugëve tjera.
Për mirëmbajtën dhe ndërtimin e urave planifikohen të shpenzohen 1 milion e 50 mijë euro. Këto mjete do të investohen në mirëmbajtja e Urave aktuale. Gjithashtu është paraparë ndërtimi i urës mbi lumin Sitnica në fshatin Pestovë, pastaj ura e fshatit Topanicë në Kamenicë, ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc në Kovaqevc të Kaçanikut, si dhe ndërtimi i Urave në Komunën e Drenasit. Gjithashtu është paraparë ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Epërme.
Për 17 projekte të ndryshme për rehabilitimin e rrugëve planifikohen të shpenzohen 31.8 milion euro. Rrugët të cilat do të ndërtohen dhe riparohen nga shuma prej 31.8 milionë euro janë edhe riparimi i rrugës rajonale ‘Prizren-Prevallë’, ndërtimi i qarkores së Gjakovës, riparimi i rrugës rajonale ‘Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë’.
Janë edhe tri projekte të tjera për rehabilitimin e rrugëve, të cilat do të financohen nga klauzola e investimeve. Për rehabilitimin e Magjistrales Prishtinë- Pejë janë ndarë 37 milionë euro, si dhe rehabilitimi i rrugëve rajonale me 10 milionë euro. Në projektbuxhetin e vitit 2018 është përfshirë edhe një investim prej 10 milionë euro për rehabilitimin e hekurudhave.
Projekte tjera të cilat janë planifikuar të fillojnë në vitin 2018 me një pjesë të mjeteve nga të hyrat e AKP-së janë zgjerimi i rrugës ‘Komoran-Drenas-Skenderaj’ në vlerë prej 6.9 milionë euro nga buxheti dhe 5.1 milionë euro me të hyrat nga AKP-ja. Pjesë e këtij projekti po ashtu është edhe zgjerimi i rrugës ‘Dollc-Gjakovë’ në vlerë prej 5.9 milionë euro nga buxheti dhe 5.1 milionë euro nga të hyrat e AKP-së.
Në vitin 2018, planifikohen të fillojnë edhe 105 projekte në bashkëfinancim me komunat në vlerë prej 12 milionë e 668 mijë euro, që janë kryesisht ndërtime dhe asfaltime të rrugëve aktuale të komunave me rrethinë.
Ndërsa ndërtimi i rrugëve të reja regjionale dhe lokale do t’i kushtojnë buxhetit 21 milion e 44 mijë euro. Me këto mjete pritet të nisin 76 projekte.
Sa i përket ndërtimit të autostradave, në planifikimin buxhetor për vitin 2018 figurojnë 137 milionë euro, prej të cilave 77.9 milionë euro nga buxheti i konsoliduar dhe 55.1 milionë nga të hyrat e AKP-së. Autostrada ‘Prishtinë-Hani i Elezit’ planifikohet të përfundojë dhe të paguhet në vitin 2018 në vlerë prej 120 milionë eurove. Për rrugën nacionale ‘Prishtinë-Gjilan-Konçul’ për vitin 2018 planifikohen të shpenzohen 17 milionë euro e deri në vitin 2020 për këtë rrugë janë planifikuar 126 milionë euro.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...