Lajme

Mbi 1 mijë raste të vdekjes nga COVID19 në Kosovë

Autori: L Abazi 12:58 | 30 November 2020

Numri i madh i rasteve pozitive ditëve të fundit me Covid19, ka shtuar edhe numrin e rasteve të vdekjeve në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Me datën 22 mars u shënua viktima e parë në vendin tonë që ndërroi jetë nga COVID19.

Që nga rasti i parë në Kosovë kanë vdekur 1,005 persona të infektuar me koronvirus.

-Advertisement-

Dy komunat me më së shumti raste të vdekjes janë Prishtina me 124 dhe Prizreni me 102, ndërsa pas tyre është Gjakova dhe Gjilani me 67 dhe Ferizaj me 62 raste, shkruan Gazeta inFokus.

Nga 142,769 testime, numri total i rasteve pozitive është 39,057 prej të cilëve 24,427 janë shëruar dhe 13,625 janë raste aktive.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar për 16 raste të vdekjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera