Lajme

Mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 03 July 2020

Me rastet e sotme pozitive në testin për SARS-CoV-2, numri total i të infektuarve në vend ka arritur në 3.178.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë 114 të infektuar, ku Komuna e Ferizajt ka më së shumti raste, gjithsej 35.

Ndërsa deri më tani raste aktive janë 1.296, pasi që sot janë shëruar 117 pacientë.

-Advertisement-

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.824 raste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera