Lajme

Mbi 1 mijë qytetarë të interesuar për protestën e nesërme kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 25 January 2022

Rritja e çmimit të rrymës ka qenë dhe po vazhdon të jetë tema kryesore në Kosovë. Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nesër do të protestohet.

Nga ora 12:00 janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përmes kësaj proteste, qytetarët kanë dy kërkesa: të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga ZRrE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.

-Advertisement-

Për këtë protestë janë interesuar më shumë se 1000 qytetarë, derisa gati 300 e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera