Lajme

Mbi 1 mijë qytetarë gjobiten për mosrespektim të Ligjit Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 16 October 2020

Policia e Kosovës siç do herë është e vendosur që pa kompromis të jetë në zbatim dhe për zbatim të ligjeve në fuqi.

Këtë e ka dëshmuar e dëshmon në vazhdimësi, dhe ilustrohet më së miri me numrin e gjobave që shqiptohen nga ana e saj. Ajo ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba për të gjithë ata që nuk kanë përfillur ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid-19, i miratuar muaj më parë.

Saktësisht siç njofton policia janë shqiptuar 1 mijë e 50 gjoba në mbarë vendin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera