Lajme

Mbetjet e raketës kineze ka mundësi të bien edhe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 08 May 2021

Sipas qendrës amerikane “Aerospace Corporation” për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze “Long March 5B” që ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose të së dielës, mund të bien edhe në Kosovë.

Në Twitter kjo qendër ka publikuar një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

Mbi 26 mijë qytetarë marrin vaksinat anti-COVID në Kosovë

-Advertisement-

Në hartën me rënie të mundshme të raketës përfshihen pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, territori i plotë i Azisë, pjesa lindore e Afrikës, Oqeani Indian, rreth gjysma e Oqeanit Paqësor, Australia me Oqeani dhe pjesa veriperëndimore e Amerikës Veriore, përfshirë Alaskën e ShBA-së dhe një pjesë të territorit të Kanadasë.

Harta e qendrës amerikane “Aerospace Corporation”

Ndërkohë, kryetari i klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, Milaim Rushiti, tha për Albanian Post se ‘nuk dihet saktësisht vendi se ku mund të bie raketa.

“Njëherë ishte dhënë informacioni qe kjo raketë te bie vetëm në Amerikë, mirëpo tash nga institute për vëzhgimin e këtyre fenomeneve është vendosur edhe Ballkani si hartë se ku mundë të bie”, tha Rushiti.

Sipas tij, “kjo raketë në momentin qe hynë në orbitën e Tokës si pasojë e tërheqjes së Tokës do ta rrisë shpejtësinë dhe ajo me siguri do të ndezët ose copëtohet dhe kështu mendoj që nuk do jetë ndonjë rrezik i madh”.

“Megjithëse, prapë po them kjo është vetëm supozim se ku do bie. Po edhe nëse bie, po shpresoj që nuk do bëjë dëme të mëdha, po shpresojmë edhe njëherë të bie ose në ndonjë shkretëtirë ose në oqeane e s’e kem fatin e keq që të bie në Kosovë”.

Edhe Ministria e Jashtme e Kinës ka bërë të ditur të premten se pjesa më e madhe e mbeturinave nga raketa do të digjen gjatë rënies dhe nuk do të shkaktojnë ndonjë dëm.

Sipas Reuters, shanset që njerëzit të goditen nga një pjesë e mbetjeve hapësinore janë shumë të vogla, për shkak se një sipërfaqe e madhe e Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe sepse ajo pjesë që është tokë përfshin zona të mëdha të pabanueshme.

Raketa “Long March 5B” u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

Ndërkaq në vitin 2020, copa të një raketë tjetër kineze “Mars Long 5B” ranë në Bregun e Fildishtë, duke dëmtuar disa ndërtesa, megjithëse nuk pati të lënduar./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera