Lajme

Mbetet në paraburgim Dardan Molliqaj, bashkë me aktivistët tjerë të PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 14 February 2022

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar 6 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“ Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashte (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se të ndalurit janë G.SH për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” N.N për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryejen e detyrave zyrtare”, ndërsa T.Rr, N.K, F.K dhe D.M për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndryshe, sot gjatë ditës aktivistët e kësaj parti të udhëhequr nga kryetari i saj Dardan Molliqaj, kanë protestuar para zyrave të ZRRE-së kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrikë, me ç’rast janë arrestuar nga Polica e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera