Lajme

Mbeten pa shitur gjelat në Peqin, tregtarët: U importuan nga Greqia!

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 31 December 2017

Është mesdita e datës 31 dhjetor e ndërsa përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve pothuajse kanë përfunduar, rrugët e Peqinit vazhdojnë të jenë të mbushura me gjela deti, ndërsa fermerët e kësaj zone shpresojnë për një blerje të minutave të fundit.

Fermerët e Peqinit ankohen se ky është viti i parë që gjelat e tyre nuk shiten, ndonëse Peqini njihet si rritësi më i mirë dhe më cilësor i tyre. Ata thonë se për këtë kanë ndikuar lehtësirat e krijuara për importin e gjelave të detit nga Greqia, që jo vetëm ulën ndjeshëm çmimin, por e bllokuan tërësisht prodhimin vendas.

“Kam 180 kokë. Kam gjysmën në shtëpi, ndërsa ato që kam këtu nuk i kam shitur. Si do shkojë kjo punë, nuk e di. Çfarë kemi shitur me porosi, se këtu vetëm vijnë e pyesin për çmimin. Katastrofë e madhe sivjet sepse janë futur pulat nga Greqia. Malli jonë ka ngelur”, thonë fermerët.

-Advertisement-

Pothujse çdo familje në Peqin rrit minimumi 100 gjela deti çdo vit, ndërsa mijëra prej tyre këtë ndërrim motesh do të mbeten të pashitur. Gjeli i detit i Peqinit njihet për cilësinë e tij, pasi zona është e pasur me ullishte dhe gjelat rriten pa kimikate./Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera