Lajme

Mbesin të pasqaruara rrethanat e vrasjes në AKI

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 05 September 2018

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është institucioni që krenohet se ka nivelin më të lartë të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Por të martën aty një punëtor i sigurimit i AKI-së vrau me armë zjarri një tjetër nëpunës të AKI-së. Arma raportohet se ishte pa leje, e kontrabanduar në ndërtesën e institucionit që mandat e ka zbulimin e kërcënimeve për shtetin.

Ajo që dihet përtej çdo dyshimi është se të martën në mëngjes është qëlluar për vdekje punëtori i bufesë së AKI-së, Isa Sejdiu. Për këtë vrasje është arrestuar punëtori i sigurimit të AKI-së, Valon Ibërdemaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera