Lajme

Mbështetje masive për Daut Haradinajn: Prishtinën do ta bëjmë vend ku të gjithë do duan të jetojnë

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 01 October 2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se mbështetja nga të gjitha anët e kryeqytetit nuk ka të ndalur.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ditën e sotme e ka përmbyllur në zyret e shtabit zgjedhor duke bashkëbiseduar me banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, të cilët po i japin mbështetje masive programit të tij për Prishtinën.

“Bashkë do të bëjmë gjëra të bukura për qytetin tonë. Prishtinën do ta bëjmë vend ku secili do të dëshirojë ta ketë shtëpi. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera