Lajme

Mbështetja e BE-së për zhvillimin rural

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 11 March 2019

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Agroproductin organizojnë sot ceremoninë hyrëse me rastin e hapjes së impiantit të ri, pjesë e projektit “Përmirësimi i industrisë së erëzave dhe frutave të malit”.

Projekti në vlerë të 396,000 euro, nga të cilat 243,000 përbëjnë grantin e BE-së, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe i kontribuon krijimit të vendeve të punës, si dhe gjenerimit të të hyrave në zonat rurale.

Hapja e impiantit të ri do të bëhet në fshatin Sinajë të komunës së Istogut, duke filluar nga ora 12.00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera