Lajme

Mbështetësit e Berishës thyejnë kamerat e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 08 January 2022

Situata në selinë e Partisë Demokratike vijon të jetë e rënduar, në protestën e thirrur nga ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, me qëllim nxjerrjen nga godina të kryetarit aktual Lulzim Basha, nën pretendimin se ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor dhe referendumi brenda anëtarësisë i një jave më pas.

Lëvizja e radhës e mbështetësve të Berishës, ka qenë ajo e nxjerrjesh jashtë funksioni të kamerave të sigurisë së godinës.

Në pamjet e sjella nga Albanian Post, duken qartësisht demonstruesit, të cilët thyejnë me çadra e mjete të tjera kamerat./albanianpost/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera