Lajme

Mbështetësi i VV-së që u përjashtua nga gara për bord të RTK-së e përkrahë vendimin e MINT për Klan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 28 July 2023

Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte edhe në garë për bord të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Llugaliu, e ka dalë në krah vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Llugaliu ju ka bërë thirrje medieve që të solidarizohen me Klan Kosovën, mirëpo në një mënyrë tjetër duke ju thënë që të mbyllen.

“Shërbim ma të mirë Kosovës kurrë nuk mundeni me i bo. Ma mirë me kanë të painformum se të dezinformum”, ka shkruar Llugaliu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera