Lajme

“Mbështesim Ukrainën, Putin s’ka sukses”/ Biden dhe Stoltenberg takim para samitit të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 29 June 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se pret që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake së shpejti.

“Ne do të marrim një vendim sot ose të paktën në samitin për të ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë, kjo është jashtëzakonisht e shpejtë,” tha ai pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Madrid këtë të mërkurë.

Para nisjes së samitit të NATO-s, ai zhvilloi një takim me presidentin amerikan Joe Biden, ku folën për agresionin rus dhe angazhimin e aleancës.

-Advertisement-

“NATO është e angazhuar për sigurinë. Mbështesim Ukrainën, Putin nuk ka sukses. Kjo do të forcojë më tej aleancën tonë”, tha Stoltenberg në fjalën e tij.

“Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do rrisë sigurinë për Europën”, tha Biden.

vijon…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera