Mbesa i mori bashkëshortin/ Gruaja e ish-futbollistit tregon dhimbjen e madh: (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 13 November 2020
Historia e dashurisë së Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes së tij pushtoi titujt e mediave.
Futbollisti i famshëm Brazilian braktisi gruan Iran Angelo, me të cilën ka tre fëmijë, për t’u martuar me mbesën e saj, Camila Angelo.
Pavarësisht kritikave dhe paragjykimit të marrëdhënies së tij me Camilan, 34-vjeçari duket se nuk i interesojnë.
Ai publikon foto krah bashkëshortes së tij të re gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale dhe duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
Madje Hulk nuk ngurron të ndajë momente intime me Camilan, teksa shkëmbejnë puthje të nxehta. Pak kohë më parë, Iran Angelo reagoi ndaj “tradhtisë” së mbesës dhe ish-bashkëshortit duke thënë se: “Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time.”
Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019. Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk-Ian, Tiago dhe Alice.
Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkroi se e kishte konsideruar mbesën si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.
“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”- shkroi Iran.
Ndërsa shtoi: “Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja është e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet.
Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin … gjithçka. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikën, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar.
Për mua, ajo ishte perfekte në gjithçka dhe unë e lejova të drejtonte jetën time. Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve. Ishte e vështirë që të kaloja gjithë këtë kohë pa e kontaktuar, pa dëgjuar zërin e saj, pa e përqafuar”.
Të tjera
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen ...
-
Vizita e nënsekretares Allen në Kosovë, DASH del me njoftim për takimin me Presidenten Osmani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot n...
-
Kapen kosovari e serbi në Zvicër me pasaporta kroate false, punuan si murator
Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndr...
-
Kurti i shpreh keqardhje zyrtares amerikane që Kosova s’u fut në agjendë për anëtarësimin në KiE
Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit pë...
-
Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e ...
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...