Rozë

Mbesa e Princeshë Diana-s kapet mat me të dashurin 31 vite më të madh (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 27 January 2020

Mbesa e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer, është parë për herë të parë pasi u zbulua se ajo përdori lidhjet e saj mbretërore, për të reklamuar qumësht në Kinë.

29-vjeçarja është fotografuar nga paparacët me të fejuarin e saj teksa shëtisnin rrugëve të Nju Jorkut.

Ajo shfaqet e veshur me të zeza, ndërkohë për të thyer këtë ngjyrë ka zgjedhur një pallto të verdhë. Ndërkohë paparacët kanë arritur që të fotografojnë edhe unazën me diamant që mendohet se ka kushtuar 300 mijë paund.

-Advertisement-

Unazën e mori dhuratë kur i dashuri 60-vjeçari i propozoi asaj pak para Krishtlindjes. Nga ana tjetër, mandati i modës është kapur teksa shikon diçka në telefon, ku duket se ai dhe 29-vjeçarja po argëtohen.

Këto fotografi vijnë vetëm disa ditë pasi “Daily Mail” zbuloi se e bija e Earl Spencer po promovon shitjet e qumështit në Kinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera