Lajme

Mbesa e Ibish Brojës fiton ulësen në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Autori: Islam Morina 22:52 | 28 October 2021

Besjana Thaçi, e cila kishte kandiduar për asamblistë nga radhët e Partisë Demokratike, për një ulëse në Kuvedin Komunal të Skenderajt, ka arritur që të fitojë vota të mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët e Skenderajt.

Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit e saj për besimin e dhënë duke thënë se besimi i dhënë me votë është përgjegjësi për të që të punojë fort për të mirën e Skenderajt.

Kujtojmë se Besjana Thaçi, është mbesa e këngëtarit të mirënjohur drenicas të folklorit Ibish Broja.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Besjana Thaçit:

“Të dashur familjar, miq e përkrahës besnik të Partisë Demokratike të Kosovës,

Kam nderin dhe kënaqësinë të kumtoj lajmin se në listën e shkelqyer të PDK’së, me njerëz të edukuar, arsimuar, të ndershëm e me parime të larta njerëzore, të jem edhe unë fituese si Këshilltare( asambleiste)në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Faleminderit familjes sime, për përkrahjen e pa rezervë!

Faleminderit banorëve të fshatit tim për besimin e fuqishëm që më ka dhënë, dhe çdo votuesi të çdo fshati dhe qytetit të Skenderajt për çdo votë për numrin 18 dhe 177!

Faleminderit Strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj për mundësinë e kandidimit tim, në zgjedhjet e 17 tetorit!

Faleminderit Deputetës Ganimete Musliu, për përkrahjën dhe kujdesin për të gjithë kandidatët në këtë fushatë zgjedhore. Ishte privilegj të njohim mbi të gjitha një person si ju!

Çdo votë e juaja do të jetë përgjegjësi për mua, të punojmë fort, për të mirën e Skenderajt!

Respekt! Besjana Thaçi”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera