Rozë

Mbesa e Diellza Kolgecit përfaqëson Kosovën në “Miss Globe”

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 13 October 2020

Nuk ka dyshim se bukuria është në gen dhe këtë gjë na e vërtetojnë më së miri Diellza Kolgeci dhe mbesa e saj, Lorinda.

Kjo e fundit do të përfaqësojë këtë vit Kosovën në “Miss Globe 2020”. Dielllza nuk ka mundur ta fshehë krenarinë për këtë fakt dhe shpreson që mbesa të sjellë titullin e Miss Globe në vendlindje.

“Mbesa ime Lorinda Kolgeci do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’, jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë.

-Advertisement-

P.S normal unë besoj që edhe do ta fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozuar për të konkuruar andaj dua fitore kaq”, ka shkruar Diellza në rrjete sociale.

Më herët Diellza e ka provuar vetë një eksperiencë të ngjashme, kur u shpall fituese e Miss Kosova në vitin 1996. Lorinda përveçse si modele ka pasur eksperiencë edhe në aktrim, ku ka luajtur nga një rol në serialet “O sa mirë” dhe “Shpk Nazi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera