Lajme

Mbërrin në Vlorë anija që prodhon energji

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 09 September 2022

Ka mbërritur në Vlorë një nga anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike.

Ajo ka dy gjeneratorë dhe do të vendoset në portin e peshkimit, ku do të lidhet me rrjetin e TEC-it të Vlorës. Sipas KESH-it, në këtë mënyrë do të prodhohet rreth 110 MW, që supozohet se mbulon rreth 15% të nevojave të energjisë.

Ato do të përdorin mazut dhe naftë për prodhimin e energjisë. Qeveria ka deklaruar se anije të tilla nuk do të kenë ndikim negativ në mjedisin dhe turizmin e qytetit. Prodhimi i energjisë pritet të nisë në muajin nëntor, ndërsa autoritetet kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kompanitë “Exelerate Energy” dhe “Renco spa”.

-Advertisement-

Sipas KESH-it, qiraja ditore është 63 mijë dollarë, ndërsa për mirëmbajtjen nevojiten rreth 31 mijë dollarë. Kostoja e prodhimit të energjisë llogaritet në rreth 200 euro për megavat, ndërsa, siç dihet, çmimet në bursa kanë shkuar disa herë më shumë.

Lidhja e anijeve me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e nënstacionit të TEC-it të Vlorës me nënstacionin e Babicës. Pas 2 vjetësh, gjeneratorët do t’i mbeten Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera