Lajme

Mbërrin në Kosovë grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 12 December 2024

Në Kosovë, sot ka zbarkuar grupi i 37 rotativ nga Polonia i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

Lidhur me këtë, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka falënderuar Poloninë për, siç ka thënë, mbështetjen e patundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Njësia Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit të Kosovës: si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera Barbano në X.

-Advertisement-

Në fund të muajit nëntor, në prag të rotacionit të XXXVI-të të NJPS-së, 80 zyrtarë policorë polakë në shërbim për herë të parë në kuadër të NJPS të EULEX-it u dekoruan me medaljen e Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM) për shërbim, e ndarë nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera