Lajme

Mbërrijnë në veri kontejnerët ku do të votohet më 23 prill, po ruhen në stacione policore

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 19 April 2023

Në zgjedhjet e 23 prillit që pritet të zhvillohen në katër komunat veriore të vendit, 13 nga 19 qendrat e votimit janë të vendosura nëpër kontejnerë.

Këto qendra të improvizuara të votimit do të vendosen kryesisht nëpër rrugët kryesore të katër qyteteve veriore.

Mësohet se tashmë kanë ardhur kontejnerët në katër komunat veriore, e të cilat do të përdoren ditën e votimit.

-Advertisement-

Ato momentalisht gjenden nëpër stacionet policore të katër komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera