Lajme

Mbërrijnë 7 mijë teste për koronavirus në Kosoë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 March 2020

Në Kosovë tashmë kanë mbërrtiur 7 mijë teste për koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur, Ministri në detyre i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera”, ka thënë Vita.

-Advertisement-

Gjthashtu Vitia ka treguas se edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë  mbërritur  një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.

“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë.Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës.
Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna”, ka shkruar ai.

Mëposhtë gjeni të plotë statusin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera