Sport

Mbappe trondit Realin: Ja pse zgjodha PSG’në

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 01 September 2017

Kylian Mbappe ka zbuluar arsyet e transferimit nga Monaco në Paris Saint-Germain.

Ylli i ri francez, Kylian Mbappe nga Monaco ka kaluar te Paris Saint-Germain. Mbappe, i cili kërkohej edhe nga Real Madrid, thotë se zgjodhi Paris Saint-Germain pasi mendon se te ky klub do të zhvillohet si lojtar.

“Jam shumë e lumtur që jam në një klub kaq të madh. Është projekti i përsosur për mua që të vazhdoj të përmirësohem dhe të mësoj”, ka deklaruar Mbappe pas fitores së Francës ndaj Holandës.

“Do të jem me lojtarë të mëdhenj që kanë fituar gjithçka në Francë dhe në disa liga tjera. Kam shumë për të mësuar, unë zgjodha PSG javë më parë, ishte projekti më i mirë për mua që të përmirësohem, unë dua të luaj, ky ishte kriteri i parë “, tha ai.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera