Sport

Mbappe-Real Madrid, ky është skenari për merkaton e janarit

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 16 November 2021

Lidhja e Kylian Mbappes me Real Madridin vazhdon të jetë e gjallë derisa e ardhmja e lojtarit në Paris-Saint-Germain vazhdon të mbetet shumë e pa sigurt.

Në verën e këtij viti, Mbappe kërkoi nga klubi i tij që të lirohej për t’u bashkuar me Real Madridin, por në fund ky operacion dështoi për shkak se klubi francez i refuzoi të gjitha ofertat e gjigantit spanjoll.

Duke e ditur qëndrimin dhe dëshirën e lojtarit që ta vesh fanellën e Realit, klubi spanjoll, siç raporton “Mundo Deportivo”, ka vendosur që të mos bëjë oferta për numrin 10-të të PSG-së.

-Advertisement-

“Los Blancos” do të jenë të duruar dhe do të presin që ta transferojnë Mbappen si lojtar të lirë në verën e vitit 2022 kur edhe përfundon kontrata aktuale e tij me PSG-në./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera