Sport

Mbappe kalon shifrën e 200 golave në karrierë

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 03 January 2022

Kylian Mbappe ka arritur në shifrën e 200 golave në karrierë. Sulmuesi francez e ka bërë këtë gjë teksa ende është vetëm 23-vjeçar.

Në ndeshjen e sontme ndaj Vennes në kuadër të Kupës së Francës, Mbappe realizoi tre gola për të shkuar në shifrën e 201 golave gjithsej, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka realizuar 150 gola me Paris Saint-Germainin, 27 me Monacon dhe 24 me ekipin kombëtar të Francës.

-Advertisement-

Këtë shifër, Mbappe e arriti në 309 ndeshje sa i ka zhvilluar gjithsej.

Mbappe erdhi në Paris Saint-Germain në vitin 2018, duke treguar performanca të jashtëzakonshme, ndërsa në verë pritet të transferohet në Real Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera