Sport

Mbappe befason me këto fjalë për Neymarin

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 13 November 2017

Mbappe i ka dal në mbrojtje Neymarit, i cili është temë diskutimi në gjitha mediat botërore për mos disiplinë për shkak të raporteve aspak të mira me Cavanin e trajnerin, Unai Emery.

Kylian Mbappe insiston se shoku i skuadrës te Paris Saint-Germain, Neymar është “njeri si gjithë të tjerët” pasi braziliani të premten shpërtheu në lot në konferencë për media.

Neymari është i prekur nga siç ka thënë braziliani “raportimet mashtruese” lidhur me jetën e tij në PSG ku vazhdimisht shkruhet se ka raporte të këqija me trajnerin, Unai Emery dhe sulmuesin, Edinson Cavani, diçka që i mohoi kategorikisht braziliani.

-Advertisement-

25 vjeçari gjatë verës u shndërrua në transferim rekord pasi kaloi nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro ku thotë se “jam me të vërtetë i lumtur”.

Mbappe, Neymar dhe Cavani kanë krijuar një treshe të frikshme këtë sezon duke shënuar së bashku 24 gola në 12 ndeshjet e para në Ligue 1.

“Neymari shpërtheu në lot? Kjo thjesht dëshmoi se ai është njeri si gjithë të tjerët. Ai është si ne, dy krahë, dy këmbë, me zemër, kështu që normal se mund të preket nga kritikat”, tha Mbappe.

“Nga jashtë, ai jep një imazh tjetër, nuk duket se është prekur, por brenda ai e hapet me ju dhe kjo tregon se është person normal. Neymar është jashtëzakonisht i fortë në fushë, por kritikat nuk janë të mirëseardhura për askënd”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera