Lajme

Mbanin të mbyllur mbesën 5-vjeçare në një kafaz qensh, arrestohen gjyshërit

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 January 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Gjyshërit e një vajze 5-vjeçare dhe një burrë tjetër, janë arrestuar pasi dyshohen se kanë mbajtur të mbyllur vogëlushen të mbyllur në një kafaz qensh.

Sipas policisë së Oklahomës, Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda, 63-vjeç, nga Oklahoma, ndodhen në paraburgim, pas një hetimi një mujor.

“Kjo është ndoshta më e keqja që kam parë ndonjëherë veçanërisht me akuzat, të mbajtur në një kafaz qensh. Ju nuk mund t’ia bëni këtë një fëmije. Fëmija po mbahej në një kafaz qensh dhe u mbajt atje për periudha të gjata kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, eshtë shprehur togeri, Mike Weiss.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera