Lajme

Mbani sytë nga qielli, mësoni çfarë do të ndodhë më 31 janar

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 28 January 2018

Në fund të muajit Janar përgatituni që të shikoni një spektakël qiellor, atë të eklipsit të hënës. Më 31 Janar do të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.

Ky fenomen përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

-Advertisement-

Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu.

Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.

Ky fenomen do të ndodhë më 31 Janar në mes të natës, kur Oqeani Paqësor do të vendoset përballë Hënës. Kjo do të thotë se vendet që do të kenë një pamje perfekte të eklipsit do të jenë SHBA-ja perëndimore, Alaska, Hawaii, Azia qëndrore dhe lindore, Zelanda e Re dhe Australia.

Këto shtete do të jenë në gjendje të shohin eklipsin hënor nga fillimi deri në fund. Megjithatë, edhe nga vendet e tjera të botës do të mund të shihet, ndonëse pjesërisht. Prandaj, përgatituni që më 31 Janar të shikoni fenomenin natyror të “Hënës së përgjakur”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera