Lajme

Mbahet tryeza “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 09 June 2017

Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Demokracia në Veprim organizojnë tryezën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga: Shpend Emini, drejtor Ekzekutiv, Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Greg Delawie, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Po ashtu pjesë e kësaj tryeze do të jenë: Valdete Daka, kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Laura Pula, koordinatore Nacionale për Zgjedhje, Prokuroria e Shtetit, Naim Rexha, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Operacioneve, Policia e Kosovës, Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera