Mbahet testi me shkrim i kandidatëve për prokurorë të shtetit
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 19 December 2021
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri po mbahet testi me shkrim i kandidatëve, të cilët kanë kaluar testin kualifikues për prokurorë të shtetit.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë, në kuadër të këtij procesi rekrutues të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore, morën pjesë 180 kandidatë, prej të cilëve 62 kandidatë i përkasin gjinisë femërore, kurse një është nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
“Mbajtjen e testit të sotëm me shkrim e mbikëqyren anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kurse për të monitoruar ketë proces ishin të pranishëm përfaqësues të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike – GLPS, ndërsa për të vëzhguar ishin të pranishëm përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST dhe përfaqësues të Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, përmes partnerëve implementues “Axiom International”. Procesi i rekrutimit të prokurorëve ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021. Testi me shkrim për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit është pjesë e fazës së dytë të testimit të përgjithshëm, të cilin Këshilli Prokurorial i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...