Lajme

Mbahet testi i maturës për këtë kategori të nxënësve

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 10 July 2020

Testi i matuar është mbajtur të premten për nxënësit, të cilët janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe u janë kërkuar edhe pikët në Testin e Maturës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta Infokus.

“Me vendim të Këshillit Shtetëror të Maturës (KShM), provimi është mbajtur për 103 nxënës të paraqitur për të hyrë në Testin e Maturës, e që si dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitete ndërkombëtare”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Testimi i këtyre maturantëve është organizuar në dy qendra: në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku janë testuar 61 nxënës nga disa rajone të Kosovës dhe në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku testit i janë nënshtruar 42 maturantë nga kjo komunë.

Rezultatet për nxënësit e testuar sot do të bëhen publike të hënën, 13 korrik 2020. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera