Lajme

Mbahet takimi i Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 16 December 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, mbajnë takimin e 19 të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike.

Në takim do të jenë pjesëmarrës zyrtarë nga Policia e Kosovës, anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, UNDP-i, ICITAP-i, KFOR-i dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ky takim është planifikuar të mbahet sot duke filluar në ora 10:00 në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera