Lajme

Mbahet sot protesta e PD, pas `blindimit` të Kryeministrisë

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 07 July 2022

Protesta e thirrur nga Sali berisha për rritjen e çmimeve të shportës dhe të karburantit do të mbahet sot në orën 19:00. Thirrje të shumta u janë drejtuar qytetarëve nga kreu dhe deputetë të PD që të marrin pjesë në protestë pasi sipas tyre Shqipëria është në rrezik.

Për protestën që do mbahet pasditen e sotme, selia blu ka kërkuar dy orë lejë në Polici, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Protesta e PD do të mbahet para Kryeministrisë dhe për këtë është vendosur që në dyert e kësaj godine të vishen me hekur si një masë e marrë në rast të precipitimit të situatës.

-Advertisement-

Po ashtu, disa nga rrugët pranë zonës ku do të zhvillohet protesta janë bllokuar. Kështu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Xhorxh Bush dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi për automjetet pas orës 16:00.

Protesta është paralajmëruar që do të jetë paqësore dhe do të protestohet kundër shpopullimit, çmimeve të larta dhe ekonomisë në rënie. Himni që do të shoqërojë protestën është Një hap përpara (Rikthimi) nga Renis Gjoka dhe Big Basta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera