Kulturë

Mbahet sot Konferenca e parë për rininë dhe kulturën

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 29 September 2020

Në Prishtinë mbahet sot Konferenca “Rinia dhe Kultura”-Edicioni i Parë, ku do të diskutohet për zgjerimin e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet artistike dhe jetën kulturore në përgjithësi.

Me të rinjtë pjesëmarrës, do të diskutohet për pasojat e pandemisë në angazhimin rinor në aktivitete të ndryshme kulturore si dhe për Strategjinë për Rininë, që e ka hartuar Ministria e Kulturës dhe Sporteve.

Në fund të konferencës njëditore, do të dilet me rekomandime bazuar në sugjerimet dhe propozimet e diskutuesve.

-Advertisement-

Konferenca, është e para e këtij lloji dhe synon të bëhet një aktivitet tradicional, ku të rinjtë mund të diskutojnë dhe të japin ide të reja se si të përfshihen më tepër në art e kulturë.

Kjo ngjarje, po mbahet në kuadër të Festivalit vjetor për të rinjtë S-CULT, Edicioni i Shtatë.
Nesër në kryeqytet, do të ketë aktivitete të tjera artistike. Studentët e drejtimeve të artit, do të bëjnë një lexim skenik si dhe do të ketë interpretim të pjesëve të ndryshme muzikore.
Organizata me përvojë në art dhe kulturë Cult Club është duke e realizuar këtë projekt, ndërsa është mbështetur nga MKRS-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera