Lajme

Mbahet seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj Trump/ Përse snajperistët s’e panë autorin?

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 31 July 2024

Komitetet e Senatit Gjyqësor dhe Sigurisë Kombëtare po mbajnë një seancë dëgjimore për tentativën e vrasjes së ish-presidentit Donald Trump, ndërsa hetimet e shumta vijojnë ende.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret Ronald Rowe po bën paraqitjen e tij të parë publike në ktë pozicion.

“Ky është një dështim i Shërbimit Sekret”, tha ai sipas CNN.

-Advertisement-

Ish-drejtoresha Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave.

Hetuesit e FBI-së vazhdojnë të kërkojnë për motivin e sulmuesit. Ai la gjurmë të pakta në mediat sociale dhe përdori një pseudonim për të blerë armën.

Gjatë pyetjeve se përse snajperët e Shërbimit Sekret nuk e panë autorin para se ai të qëllonte ish-presidentin, drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret Ronald Rowe u tha ligjvënësve se Thomas Matthew Crooks u vra brenda 15.5 sekondave.

“Brenda 15.5 sekondave nga gjuajtja e tij e parë, ai është neutralizuar”, tha Roëe për Crooks.

Para se Crooks të qëllonte ndaj Trump, snajperët e Shërbimit Sekret nuk ishin në dijeni të pranisë së Crooks në çati, dëshmoi Rowe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera