Lajme

Mbahet samiti rajonal i SIGA-s

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 10 December 2019

Pas organizimit të suksesshëm të Samitit të parë Rajonal të Aleancës Globale për Integritetin Sportiv (SIGA) nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të mbajtur më 5 shtator 2018, sot sjell sërish SIGA-n në Prishtinë.

Këtë herë, KOK-u në bashkëpunim me SIGA-n organizon Samitin e tretë Rajonal, në të cilin do të trajtohen temat si integriteti sportiv – sfidat, zgjidhjet dhe bashkëpunimi rajonal.

Krahas drejtuesve të SIGA-s, në Samit pritet të marrin pjesë edhe presidentë të Komiteteve Olimpike të Rajonit, të cilët po e nderojnë KOK-un për nder të 5-vjetorit të pranimit të kwtij institucioni në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

-Advertisement-

Ndryshe, dje KOK dhe SIGA organizuan forumin “SIGA Talks”, në të cilin u trajtuan tema për integritetin sportiv, antikorrupsionin etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera