Lajme

Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, betohen amablistët dhe kryetari

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 03 December 2021

Plotë me njerëz, disa nga të cilët rrinin edhe në këmbë dhe nën intonimin e himnit të Kosovës, filloi mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Mbledhja në rend dite kishte dhënien e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kryetarit, Smajl Latifi, njofton Klankosova.tv.

I zgjedhuri në krye të Rahovecit, që gjithashtu udhëhoqi me këtë komunë katër vitet e kaluara, në fjalën e tij u zotua se do tu shërbejë qytetarëve me nder, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie.

-Advertisement-

“Ndër prioritetet tona kryesore do të vazhdojë të jetë bujqësia, pasuar nga ekonomia dhe përkrahja e prodhuesve, agroturizmi dhe kthimi i kushteve për punësim përmes industrisë së agropërpunimit.”

Tutje Latifi deklaroi se janë të interesuar që përpjekjet dhe anagzihmet e tyre të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Rahovecit dhe të dalin faqebardhë përpara tyre.

“Kultivimi i raporteve korrekte kolegiale, respektimi i mendimit ndryshe dhe përqafimi i propozimeve të dobishme, përbëjnë bazën e një demokracie funksionale. Bashkëpunimi i ekzekutivit komunal dhe me kuvendin e komunës, është ndër detyrat tona dhe nënkupton respekt për vetë qytetarët. Përbërja diverse e kuvendit është pasuria jonë e përbashkët dhe propozimet, idetë e pikëpamjet e kuvendarëve, do të ndikojnë në ruajtjen e balancit qeverisës dhe në suksesin tonë të përbashkët.”

I pari i Rahovecit tha se do të punojnë shumë që këtë qytet ta shëndrrojnë në destinacion të preferuar për më shumë turist nga Kosova, por edhe nga bota.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy