Lajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 15 June 2020

Sot do të mbahet mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë në ora 11:00.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, të dërguar nga zyra e Kryeministrit.

“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 15.06.2020. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet brenda kësaj mbledhje.

Kujtojmë se Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër rreth dy javë më parë, më 61 vota për, 24 kundër dhe dy abstenime.

Me të ardhur në pushtet, një prej vendimeve të para që Hoti mori ishte heqja e masës së reciprocitetit, e vendosur nga Qeveria e Albin Kurtit për Serbinë.

Kjo ishte edhe masa të cilën Serbia e konsideronte si pengesë për t’u rikthyer në dialog, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejtë në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera