Lajme

Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 06 February 2024

Sot, në mjediset e Kuvendit të Kosovës, mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Mes pikave të rendit të ditës, në këtë mbledhje do të trajtohet edhe shqyrtimi i raportit të punës së grupit punues për shqyrtimin e CV-ve te kandidateve për ekspert, si dhe çështje të tjera.

Ndryshe ky komision Hetimor Parlamentar është krijuar për dyshimet që janë ngritur mbi keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

-Advertisement-

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në ora 13:30, në sallën N10, në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera