Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

Autori: Gazeta inFokus
21:10 | 04 October 2023
Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut vijoi me mbledhjen e 8-të të mbajtur online të Komisionit Bilateral mes dy vendeve.
Nga zyra e kryeministri njoftojnë se Kosova përfaqësohej nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shoqëruar dhe nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa pala e Luksemburgut nga Franz Fayot, Ministër për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Fayot fillimisht shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit, Heroin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe përgëzoi punën e policisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa Bislimi e falënderoi ministrin për mesazhin e tij. Ndërkohë në kuadër të mbledhjes, ai tha se Plani Kombëtar për Zhvillim duhet të na shërbejë si udhërrëfyes për harmonizimin e projekteve. Po ashtu, këto projekte dhe të tjera të financuara nga donatorët në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës duhen fuqizuar në koordinim e sinergji më të mirë.
Tutje në njoftim thuhet se pas një bashkëpunimi të mirë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, së bashku edhe me Ambasadën e saj në Prishtinë, është arritur dhe hartimi i 4 projekt-propozimeve që do të financohen nga marrëveshja e vitit 2022-2025.
“Kjo Marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve të bashkëpunimit zhvillimor të zbatuara deri më sot, por shënohet edhe nga një diversifikim i bashkëpunimit me Kosovën, duke integruar më tej një lidhje me sektorin privat në Kosovë dhe atë në Luksemburg. Programet e reja synojnë veçanërisht të mbështesin fushat e shëndetësisë; trajnimin profesional; rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme; si dhe shoqërinë civile”.
“Projektet ofrojnë mbështetje për qeverisjen, zbatimin e politikave, programeve dhe iniciativave për zhvillimin e punësimit, sektorit privat dhe sektorit të inovacionit dhe kërkimit”.
Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për punën dhe prioritetet e ministrisë, duke theksuar objektivat në zhvillimin e Energjisë së Ripërtëritshme.
Në këtë takim po ashtu u bë dhe prezantimi i të arriturave të projekteve të kaluara dhe prezantimi i të priturave nga projektet 2022-2023.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Deputetja Kearns: Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar që Milan Radoiçiqi të ekstrado...
-
LAJMI I FUNDIT: Këto janë kërkesat e policisë së Kosovës në protestën e sotme
Policia e Kosovës ka mbajtur një protestë sot në të cilën kanë parashtruar 14...
-
NJSI’ja nis protestën para Qeverisë
Njësia më elitare e Policisë së Kosovës ka nisur protestën para objektit të Q...
-
Për pak minuta pritet të fillojë protesta e NJSI’së, përfaqësuesit e sindikatës arrijnë të Qeveria
Për pak minuta pritet të fillojë protesta e Njësisë më elitare të Policisë së...
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti është dorëzuar, ka braktisur qytetarët
Kreu i LDK-së para fillimit të takimit të Këshillit të Përgjithshëm ka kritik...
-
Vdes policja Miradije Berisha, ngushëllon Sindikata e Policisë
Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e pjesëtares së po...
-
Limaj për Asociacionin: Serbia përfundimisht me bekimin e kësaj Qeverie po bëhet hisedare në shtëtësinë e Kosovës
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se pika e shtatë e Marrëveshjes së Ohr...
-
Pse janë të diskutueshme “alarmet” e KEDS-KESCO-s për situatën elektroenergjetike në Kosovë?
Pa pretenduar të adresojmë ndonjë fajësi konkrete, apo të mbajmë anë, në pole...
-
Një person në Gjakovë plagos veten në gjendje të dehur
Një person në Gjakovë dyshohet se ka plagosur veten derisa ishte në gjendje t...
-
Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së
Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës K...
-
Kreu i Sindikatës së Policisë për protestën: Jemi për dialog, kërkesat s’do të jenë vetëm për NJSI
Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënëse pos Njësisë ...
-
Nëna nga Vushtrria raporton se i është zhdukur vajza e mitur, Policia nis hetimet
Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është la...