Lajme

Mbahet manifestimi qëndror për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 16 February 2018

Mbahet manifestimi qëndror për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shkruan infokusi.

Pas 10 ditë aktivitete të ndryshme të organizuara nga komuna e Obiliqit, sot u mbajt manifestimi qendror. Fillimisht u vendosën lule pran shtatorës së dëshmorëve në qendër të Obiliqit.

Nderime dhe lule u vendosën edhe pran bustit të heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Aktiviteti vazhdoi tutje në palestrën sportive “Adem Jashari” ku u mbajt manifestimi qendror.

-Advertisement-

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Kryetari përveç që iu uroj përvjetorin e 10 të shpalljes së pavarësisë, i bëri edhe një rezyme të shkurtër rrugëtimit të shqiptarëve deri te akti i shpalljes së saj.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi i shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së. Manifestimi vazhdoi me një program të pasur kulturoro-artistik. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera