Lajme

Mbahet konferenca rajonale për parandalimin e torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit jo human

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 12 October 2018

Këshilli i Evropës zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Institucioni e Avokatit të Popullit në Kosovë, sot organizon Konferencën rajonale për mekanizmat kombëtar për parandalimin e torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit jo human.

Konferenca Aftësia e kufizuar mendore, privimi nga liria dhe dinjiteti njerëzor është aktivitet i projektit “Forcimi i Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës” i cili financohet nga ana e Këshillit të Evropës, qeverisë zvicerane si dhe qeverisë norvegjeze dhe zbatohet nga ana e Këshillit të Evropës.

Projekti synon vetëdijesimin e palëve të interesuara si dhe publikut të gjerë mbi rolin dhe mandatin e mekanizmave për parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit.

-Advertisement-

Konferenca organizohet për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor (10 tetor), me fokus tematik në parandalimin e keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore në kontekstin e privimit të lirisë.

Konferenca synon ta lehtësojë shkëmbimin profesional dhe diskutimin mbi sfidat me të cilat MPN-të në rajonin e Ballkanit Perëndimor përballen kur bëhet fjalë për monitorimin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore në sistemin e drejtësisë penale, institucionet psikiatrike dhe institucionet e kujdesit social.

Në mënyrë të veçantë, ajo synon të japë hapësirë për ndarjen e praktikave të mira të zbatuara nga MPN-të në Ballkanin Perëndimor të cilat mund të përsëriten në kontekstin e vendeve të rajonit.

Përveç kësaj, synon ta përkrahë bashkëpunimin ndërmjet organeve ndërkombëtare të monitorimit, mekanizmave parandalues nacionalë dhe autoriteteve relevante për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore në kontekstin e heqjes së lirisë. Konferenca mbahet në hotel Emerald në ora 09:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera