Lajme

Mbahet konferenca për 10 vitet pas decentralizimit

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 13 June 2018

Në 10-vjetorin e miratimit të rregullativës për pushtetin lokal, njëherësh Jubileut të themelimit të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbahet konferenca Jubilare e Qeverisjes Lokale ’10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale–Sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë’.

Kjo konferencë do të mbahet Prrishtinë, raporton RTKlive. Ngjarja do të bëjë bashkë akterët kyç lokalë, nacionalë dhe rajonalë me qëllim të prezantimit të sfidave dhe ofrimin e kontributit në sferën e qeverisjes lokale përmes nxjerrjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve për temat me interes për komunat.

Konferenca është e ndarë në tri sesione tematike/panele: 1) Një Dekadë Pas – Vizioni për Ndryshim; 2) Drejt Reformave; dhe 3) Sfidat dhe Mundësitë.

-Advertisement-

Folës kryesorë të kësaj konference do të jenë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ministra nga Rajoni dhe përfaqësues të ministrive të linjës, Kryetarë të Komunave të Kosovës dhe rajonit, përfaqësues diplomatikë, liderë dhe përfaqësues të lartë rajonalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe donatorë.

Kjo do të jetë veç nismë e takimeve të tilla që do të vazhdojnë të mbledhin akterët kryesorë për afirmimin e mëtejmë të forcimit të qeverisjes lokale në Kosovë.

Programi mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera