Lajme

Mbahet Gara e Matematikës, shumë çmime fitohen nga nxënësit e Mehmet Akif

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 26 February 2019

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Olimpiada Matematike Komunale e Kosovës (OMK) në bashkëpunim me MASHT dhe Drejtoritë Komunale Arsimore (DKA) filloj me organizimin e garave të matematikës.

Për Komunën e Lipjanit u mbajt në shkollën Mehmet Akif dhe vendet e para janë dominuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Faza e parë e garave, ajo e nivelit komunal u mbajt të shtunën e kaluar dhe morën pjesë rreth 50 nxënës të klasëve të IX, X, XI dhe XII.

-Advertisement-

Ata iu nënshtruan testimit për tre orë rresht nën mbikqyrjen e zyrtarëve komunalë dhe mësimdhënësëve të caktuar nga DKA.

Pas përfundimit të testit u shpallën edhe rezultatet dhe nxënësit e shkollës Mehmet Akif që fituan janë: Për klasat e 9-ta vendi i parë dhe i dytë u fituan nga Viol Gruda dhe Edi Kurteshi. Për klasat e 10-ta vendi i parë dhe i dytë u fitua nga nxënësit Era Syla dhe Florian Shabani kurse për klasën e 11-të fituan në vendin e parë dhe të dytë Dren Neziri dhe Artur Vllahiu. E për klasën e 12-të nxënësit Viktor Ahmeti dhe Leart Ajvazaj.

Tashmë Mehmet Akif njihet për suksesin e saj në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera