Mbahet akademia përkujtimore për 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 13 December 2022
Nesër bëhen 24 vite kur në mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 1998 rënë dëshmorët 41 ushtarë të UÇK-së së bashku me komandantin Mujë Krasniqi, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo akademi përkujtimore do të mbahet nesër nga ora 17:00 në Amfiteatrin e madh tek ndërtesa e ish Rilindjes.
“Ftesë. Për Pjesëmarrje ne Akademin Përkujtimore: Nesër nga ora 17.00 ne Amfiteatrin e madhë te ndërtesa e ish Rilindjes mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e rënjes ne altarin e lirisë te Mujë Krasniqi dhe 41 Dëshmorët e Kombit. Nesër bëhen 24 vite kur në mëngjesin e 14 Dhjetorit të vitit 1998, te vendi i quajtur “Likenet e Hasit”, ranë për mos te vdekur kurrë Dëshmorët e Kombit me në krye Komandantin Mujë Krasniqi”, thuhet në ftesën për pjesëmarrje të shpërndarë nga Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Kujtojmë që komandanti Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me 41 luftëtarë të UÇK-së më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Mujë Krasniqi ishte komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës i cili derisa po sillnin armë në Kosovë së bashku me bashkëluftëtarët e tij, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, te vendi i quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Dëshmorët e UÇK-së, të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...