Lajme

Mbahen provimet pranuese për studimet master në UKZ

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 13 October 2018

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka së bashku me stafin tjetër akademik të UKZ-së kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese.

“Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më tutje thuhet se në programin E-Qeverisja dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, UKZ do të regjistrojë 122 studentë të rregullt. Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor 2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera